“Na kanë vjedhur vulën”, Jozefina Topalli për Bashën: Kryetar nuk të bën karrigia…

5 Mars 2024 | 16:21

Jozefina Topalli tha në një deklaratë për mediat para mbledhjes së Këshilli Kombëtar të Rithemelimit, ajo u shpreh se Rithemelimit i kanë vjedhur vulën, emrin dhe kryetari është nën arrest.

Ajo u shpreh gjithashtu se çdo opozitar duhet të ngrihej ndaj çdo dhunimi ligji apo padrejtësie, duke rendiitur edhe tre probleme kryesore sipas saj:

“Problemi i parë janë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Problemi i dytë madhor është se opozita dhe shoqëria shqiptare e kanë kryetarin nën arrest, në një proces politik , pa akuzë, pa provë dhe të dënuar nga një gjykatëse e cila është shkarkuar për korrupsion dhe sipas mediave ndërkombëtare ëhstë e dënuar për falsifikime.

E treta është problemi i varfërisë, i korruspionit, të cilat mund të zgjidhen vetëm pasi të zgjidhen dy të parat dhe opozita të bashkohet”,-tha Topalli.

Ajo komentoi edhe Lulzm Bashën ku tha se qendrimi i saj për të nuk ka ndryshuar:

“Nuk kam ndryshuar asgjë në lidhje me Bashën. Nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm, por vendimet që merr”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026