Instrumentistët e orkestrës simfonike në Korçë kërkojnë paga më të larta

5 Mars 2024 | 18:10

Një grup artistësh të formacionit të harqeve të bashkisë së Korçës kanë bërë me dije se nuk do të jenë pjesë e këtij formacioni muzikor, pasi nuk janë të kënaqur me pagën që kanë marrë deri tani.

Ata paguhen afro 80 mijë lekë në vit, që për to është e papranueshme, e aq më pak tani që u kërkohet të jenë pjesë si instrumentistë në orkestrën simfonike.

Kostika Tanto drejtues i kësaj orkestre ka bërë të ditur se nuk mund të punojnë në të njëjtën kohë si instrumentistë të orkestrës simfonike dhe asaj të harqeve.

Në këto kushte 9 prej instrumentistëve të harqeve janë larguar ndërkohë që sipas tij pjesë e orkestrës simfonike janë bërë instrumentistët dhe dirigjenti Ilir Erzeni, të cilët nuk janë banorë të Korçës.

Burime pranë qendrës së artit dhe kulturës së Bashkisë së Korçës thanë se me rastin e 100-vjetorit të orkestrës simfonike dhe inaugurimit të qendrës se inovacionit dhe kulturës bashkia u ka kërkuar gjithë instrumentistëve të bëhen pjesë e kësaj orkestre por një pjesë e tyre nuk kanë pranuar me shumën financiare që ofrohet.

Ky është viti i ringritjes së orkestrës simfonike të Korçës me rikthimin e dirigjentit të njohur Ilir Erzeni dhe 44 instrumentistëve që tashmë kanë nisur punën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026