Anoreksia nga rrjetet sociale, Brataj: Shkaku i dytë i vdekjes tek të rinjtë
Dëshira për t’ju përngjasuar modeleve që shfaqen në rrjetet sociale i ka future në grackë adoleshentët në të gjithë botën. Drejtori i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Euronews Albania thotë se tashmë vdekjet nga anoreksia janë shkaku i dytë pas traumave tek adoleshentët.
“Sidomos tek moshat e adoleshencës, nën 20 vjeç. Të cilët nëpërmjet orëve të zgjatura në internet shikimit të modeleve të ndryshme sidomos këto montazhet që bëhen nga prodhuesit e modës, shkaktojnë çrregullime të ushqimit tek të rinjtë, sidomos anoreksi, gjë e cila në një studim të fundit në Itali ishin 4000 vdekje në këto mosha për shkak të çrregullimeve ushqimore”- tha Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare.
Për drejtorin e urgjencës mjekësorë ky është një sinjal që nuk duhet anashkaluar.
“Është një alarm një urgjencë e re mjekësore që po shfaqet dhe ne e dimë shumë mirë dhe në ambientet tona dhe sidomos fëmijët para tv, tablet, smartphonë, apo veçanërisht adoleshentët duhet menjëherë të merren masa sepse është një urgjencë e re që po kushton jetë njerëzisht, është shkaku i dytë i vdekjes pas traumës në këto mosha.”
Ekspertët thonë që pasojat negative nga keqpërdorimi i teknologjisë janë të gjithë anshme. Duke nisur nga abuzimet online deri tek dëmet shëndetësore nga qëndrimi me orë të gjata para pajisjeve inteligjente.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve