Eksperti: Sa para pritet të përfitojë Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë

5 Mars 2024 | 20:12

Një ditë më parë u hap zyrtarisht baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tregoi në një intervistë për Euronews Albania se cilat janë përfitimet ekonomike për vendin nga ky i investim i NATO-s.

Ai tregoi se gjatë periudhës që u punua në këtë bazë u hapën 150 vende të reja pune, ndërsa përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet të jetë rreth 130 mln euro.

“Për ndërtimin e bazës së Kuçovës u futën 50 mln euro para të NATO, që nuk dihen saktësisht për çfarë janë investuar, 5,3 mln euro janë para të qeverisë sonë. 150 vendetë reja pune u hapën që nga fillimi i punimeve deri sot. Jemi në nivele të përfitimit vjetor krahas komunitetit të zonës edhe të ekonomisë sonë se një bazë aktive e NATO të ndihmon edhe më shumë se etiketa vend anëtar i NATO. Përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet 130-135 mln euro në vit, kjo është shifra e parashikuar. Jemi në vendin e katërt në botë për nivelin e përfitueshmërisë, menjëherë sa u bëmë vend anëtar i NATO na u rritën menjëherë investimet e huaja direkte”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026