La Liga, pezullohet Bellingham pasi u konfliktua me gjyqtarin e ndeshjes
Episodi i regjistruar në fund të ndeshjes me Valencian i ka kushtuar mesfushorit Jude Bellingham, me këtë të fundit që është dënuar nga disiplina në La Liga.
Britaniku është pezulluar për 2 ndeshje, ndërsa do të mungojë në sfidat që Reali i Madridit do të luajë ndaj Celta Vigos dhe Osasunës më 10 dhe 15 mars.
Në një pikë ku Reali i Madridit kërkon vijushmërinë në kampionat, në mënyrë që të shkëputet nga Girona e Barcelona, mungesa e mesfushorit cilësohet si shqetësim për Carlo Ancelottin.
7 pikë para Gironas dhe 8 nga Barcelona nuk janë shumë, kur mbeten ende ndeshje për tu luajtur në elitën e futbollit spanjoll. Pavarësisht mungesës së tij, tek madrilenët nuk mungojnë alternativat, por nuk duhet harruar 20-vjecari është shënuesi më i mirë në kampionat me 16 gola dhe 3 assiste.
I gjithë episodi i pezullimit lidhet me përfundimin e ndeshjes me Valencian, e mbyllur në shifrat 2-2.
Bellingham u afrua ti kërkonte llogari gjyqtarit të ndeshjes, me këtë të fundit që i tregoi kartonin e kuq, ndërsa ndeshja kishte përfunduar. Sipas reagimit të bërë nga La Liga, futbollisti ka ofenduar gjyqtarin dhe jo vetëm ka shkuar ti kërkojë atij llogari për një gol të madrilenëve, i anulluar pasi ishte shënuar pas vërshëllimës së trefishtë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia e fut në listën e “terroristëve” kritikun e Kremlinit, Garry Kasparov
- Ministri i Financave Ervin Mete paraqitet në SPAK, për çfarë u mor në pyetje
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh