Lituania: Rusia mund të luftojë në Ukrainë të paktën edhe dy vjet

7 Mars 2024 | 09:48

Çmimet e larta të naftës, shmangia e sanksioneve dhe investimet shtetërore i mundësojnë Rusisë që të ketë burime të mjaftueshme që të luftojë në Ukrainë me intensitetin aktual edhe të paktën dy vjet, u tha në një raport të agjencive të inteligjencës të Lituanisë.

Rusia reformoi dhe forcoi ushtrinë e saj të shkatërruar nga lufta në Ukrainë më 2023 dhe është në rrugën e duhur që të zgjerojë aftësitë ushtarake përgjatë kufirit të saj me NATO-n, përfshirë edhe Finlandën – që iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore vitin e kaluar – thanë agjencitë e inteligjencës në vlerësimin e tyre vjetor lidhur me kërcënimet që përballet shteti baltik.

“Moska është e aftë të bëjë vlerësimin e mësimeve të nxjerra dhe të përmirësojë efektivitetin e saj luftarak”, thanë agjencitë lituaneze në raportin e publikuar mëngjesin e 7 marsit.

Raporti është përpiluar nga dy agjenci: Departamenti i Sigurimit Shtetëror i Kundërzbulimit dhe Shërbimi i Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të Ushtrisë, që janë në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka forcuar forcat e saj ushtarake në veri dhe perëndim të Rusisë në përgjigje të një grumbullimi të perceptuar të forcave të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale

Zyrtarë të lartë iranianë sinjalizuan të premten se Gaza Strip mund të zërë një rol më të rëndësishëm në përpjekjet rajonale për paqe dhe siguri,...
22:11 | 19/06/2026

Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po mban një “qasje fleksibile” ndaj Kubës, duke pretenduar se Havana është e interesuar të...
22:07 | 19/06/2026

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

Një foshnjë tre-muajshe është gjetur e vdekur në Gjermani, më pak se 24 orë pasi u rrëmbye nga karroca jashtë shtëpisë së tij, në një...
21:20 | 19/06/2026