Kryente kontrabandë për të përfituar, pezullohet nga detyra specialisti i Doganave
Një hetim i seksionit të krimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës ka bindur gjykatën për të pezulluar nga detyra një specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Bëhet fjalë për Arbër Halilin, specialist i Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, i cili akuzohet se ka kryer kontrabandë duke përfituar nga pozicioni që mbante.
Gjithashtu ndaj tij është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim për tu paraqitur’ pasi ka kryer veprime ne kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shpk.
Vendimi:
Nga Seksioni për Hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar:
Më datë 06.03.2024 , ora 14.30 u bë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 600, datë 04.03.2024,për shtetasin Arbër Dalip Habili, i datelindjes 28.01.1982, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar shtrënguese “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik” dhe masë të sigurimit personal “Detyrim paraqitje” per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” parashikuar nga neni 175 i kodit penal.
Gjykata pas shqyrtimit të të dhënave dhe deklarimeve vendosi mase ndaluese dhe shtrënguese ndaj shtetasit Arbër Halili , pasi ky shtetas nën ushtrimin e detyrës si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve