“Specialja” bastis shtëpinë e ish-komandantit të UÇK, Sylejman Selimit
Ditën e sotme është bastisur shtëpia e ish-Komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, me urdhër të Gjykatës Speciale.
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci, është shprehur se kjo bastisje vjen pas një periudhe pauze.
Gjoci tha gjithashtu se këto operacione kryhen me qëllim gjetjen e provave lidhur me dyshimet që kanë ndaj personave të caktuar, të lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Bastisje të zakonshme, tani është rikthyer ky aksion i Gjykatës Speciale pas një pauze. Kështu është përgjigjur Specialja përsa i përket kësaj çështjeje, se ata po vijojnë të mbledhin prova lidhur me dyshimet që mund të kenë për persona të caktuar.
Qoftë për pengim të drejtësisë, apo për njerëz të afërt të atyre që janë atje. Pra kryesisht kanë qenë bashkëpunëtorë, këshilltarë e ish-këshilltarë të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë”, tha Gjoci.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid