26-vjetori i Epopesë së UÇK-së/ Djali i Adem Jasharit: Armët tona u ngritën për liri
Krerët e larte te shtetit dhe përfaqësues te familjes Jashari morën pjesë në manifestimin shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kazermën “Adem Jashari”.
Mesazhi i fortë u përcoll nga djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari i cili theksoj se “Asnjëherë pushka e shqiptarit nuk u drejtua drejt civile por drejt pushtuese, asnjëherë për agresion por gjithmonë për liri”.
Kujtojmë: Në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, regjimi serb i Sllobodan Millosheviç–it kishte ndërmarr një sulm të gjerë në Prekaz të Drenicës, për të “zhdukur” Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht drejtuesin e saj, komandantin Adem Jashari, por kjo betejë u kthye në gurthemel të lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 do të mbeten një dëshmi e gjallë për botën perëndimorë dhe për vetë historinë e Kosovës.
Në sulmin serb i cili zgjati deri më 7 mars 1998, mbetën të vrarë 55 njerëz, ku ndër ta kishte rënë heroikisht komandanti, Adem Jashari së bashku me 22 anëtarë të familjes së ngushtë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Nga familja Jashari të cilët ishin prezent gjatë sulmit arritën t’i shpëtoj vetëm Bashkimi Jashari, djali i Rifatit, tani Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili mes datës 5 dhe 6 mars arrin të largohet nga rrethimi serb, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ishte fshehur në një magje të miellit, por që pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.
Pas rënies së komandant Adem Jashari dhe familjes së tij, shqiptarët e Kosovës mundën frikën ndaj regjimit serb dhe filluan të rreshtohen masovisht në aradhet e UÇK-së.
Mes viteve 1991 – 1998, familja Jashari ishte sulmuar disa herë nga policia serbe.
Më 30 dhjetor të vitit 1991 kishte ndodh një sulm ndaj familjes Jashari, sulm ky që njihet si sulmi i parë. Sulmi i dytë i regjimit të Milloshviçit ishte kryer më 22 janar, ku kishin mbetur të plagosura Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.
Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit. Shtëpia e familjes Jashari u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm.
Në përkujtim te rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon cdo vit manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid