Sociologia: Gruas shqiptare i kërkohen punët e shtëpisë, burrit mirëqënia ekonomike
Sociologia Entela Binjaku është shprehur se një ndër arsyet e emigrimit masiv të meshkujve është se në traditën shqiptare mbi ta ka shumë presion për të siguruar anën ekonomike.
Komentet Binjaku i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në kulturën shqiptare është mashkulli ai që duhet të krijojë strehëzën e vetë familjare, duke punuar.
Ajo tha gjithashtu se femrat në shoqërinë shqiptare shihen si amvisa ose për të bërë punët e shtëpisë.
“Politikat e punësimit ne BE stimulojnë të rinjtë dhe jo moshën e thyer. Kush është ende në këtë moshë e shfrytëzon këtë moment të jetës që ai të fitojë edhe më shumë para edhe më shumë siguri.
Mendoj që një arsye tjetër që djemtë emigrojnë te ne është se në kulturën tonë mashkulli është ai që duhet të punojë dhe të krijojë strehëzën e vetë familjare. Po në përgjithësi ka më shumë presion te burrat se te gratë.
Mashkulli e zhvillon jetën kryesisht jashtë mureve të shtëpisë, ndërsa femra në kulturën tonë është ajo që kujdeset për punët e shtëpisë, bën amvisën, etj. Presioni në gjininë mashkullore nuk ka pse të jetë kaq i lartë”, tha Binjaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë