Veriu i vendit po tkurret, shkak emigrimi dhe rënia e lindjeve
Shqiptarët po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmijë. Nga viti në vit numri I bebeve që lindin po vjen në rënie të ndjeshme. 2023 u mbyll me 22,210 lindje, shifër kjo 10% më e ulët se viti 2022.
Ndërsa vendi po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë, në veri të vendit fenomeni po intensifikohet më shumë.
Bazuar në të dhënat e institutit të statistikave, Kukësi është qarku I cili ka shënuar dhe rënien më të madhe të lindshmërisë me 18.5%.
Në qarkun Verilindor vitin e shkuar lindën vetëm 667 bebe nga 819 që lindën në 2022.
Kjo ulje e lindjeve së bashku me emigrimin e brendshëm dhe të jashtëm të banorëve, po çon drejt zbrazjes së këtij qyteti.
Pas Kukësit, tkurrjen më të madhe të lindjeve e ka Lezha me rreth 16.3 % lindje më pak në vitin 2023. Në këtë qark lindën 1010 foshnja më 2023 nga 1208 vitin e mëparshëm, e ndjekur nga Dibra ku lindjet shënuan rënie me 14.4% dhe Shkodra me 13.7%.
Më rënie të lindjeve po përballet edhe kryeqyteti, i cili nga viti në vit ka shtesë gjithnjë e më të ultë të popullsisë. Vitin e kaluar në Tiranë linden 8144 foshnja më rënie vjetore 10.4%.
Në harkun kohorë të 10 viteve të fundit lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%, ku normat më të larta i ka Berati dhe Kukësi me 52 dhe 50% secila.
Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit duke tejkaluar edhe projeksionet më pesimiste për ecurinë e popullsisë së vendit .Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022, norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë