Prokuroria e Specializuar kryen operacione në Kosovë

7 Mars 2024 | 12:31

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se po kryen operacione në Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje.

Hajredin Kuçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është kontaktuar nga Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) lidhur me punën e tij.

Ai hedhi poshtë raportimet se shtëpia e tij është bastisur nga EULEX-i, me urdhër të ZPS-së në mëngjesin e 7 marsit.

“Unë kam kontaktuar me ta drejtpërdrejtë, por as bastisje, as asgjë nuk ka pasur”, tha Kuçi.

Kuçi, në të kaluarën ka mbajtur poste të larta shtetërore, përfshirë edhe atë të ministrit të Drejtësisë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2015 votuan për themelimin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen ndryshe si Gjykata Speciale.

Mediat në Kosovë më 7 mars kanë raportuar se po kryen bastisje në shtëpinë e Sylejman Selimit, ish-komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

REL-i i është drejtuar EULEX-it, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë temë.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndër gjykimet që po vazhdon është edhe ai ndaj Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026