Palestinezët thirrje për ndihmë, mbi 30 mijë të vrarë e 70 mijë të plagosur në Gaza

7 Mars 2024 | 16:06

Ambasadori palestinez Rijad Mansur u takua me palestinezo-amerikanët dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i informuar mbi vuajtjet e popullit të Gazës.

Doktoresha Rula Elfarra, një palestinezo-amerikane nga Hjustoni, deklaroi se mbi 150 anëtarë të fisit të saj ishin vrarë nga bombardimet izraelite që nga fillimi i luftës.

Ajo, por edhe mjekë të tjerë, treguan se si fëmijët kanë vdekur nga plagët dhe kërkuan nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së një armëpushim të përhershëm.

“Është tragjike. Unë kam qenë në shumë misione, por ky kishte gjërat më të tmerrshme që kam parë në jetë. Lutem që humanizmi tek të gjithë ne të bëjë diçka për ta ndalur gjithë këtë. Ju i keni parë ngjarjet në media, por ne jetuam në Gaza për 13 ditë dhe nuk ishte e lehtë”, tha Imad Al Tamimi, doktor palestinez.

Mbi 30 mijë e 700 persona janë vrarë në Gaza që prej 7 tetorit të vitit të kaluar, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, ndërsa 72 mijë të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu, mbi 8 mijë persona konsiderohen të humbur dhe mendohet se janë varrosur nën rrënojat e godinave të bombarduara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026