Reali barazim me vuajtje, Leipzig paraqitje dinjitoze në Madrid

7 Mars 2024 | 16:15

Reali Madridit dhe Manchester City janë 2 skuadrat e tjera çerekfinaliste të Champions League, që i bashkohen Bayernit të Mynihut dhe PSG.

Mbrëmjen e së mërkurës, madrilenët siguruan kalimin më tej edhe pse barazuan dhe vuajtën ndaj Leipzig në shtëpi, ndërsa në përballjen e luajtur në Manchester, të besuarit e Guardiolës likuiduan Kopenhagenin 3-1.

Në ‘Santiago Bernabeu’ u shfaq një Real krejt ndryshe ai i La Ligas, duke hasur shumë problem përballë gjermanëve, me këta të fundit shpërdoruan disa raste shënimi me Sesko, Olmo apo Openda. Një pjesë e parë e mbyllur pa gola, ndërsa në të dytën ishin spanjollët që gjetën golin me Vinicius Junior në minutën e 65’. 3 minuta më pas, një krosim në zonën e madrilenëve gjen Orban që devijon me kokë në rrjetën e Lunin dhe baraspeshë në fushë. Tentativat në vijim të Leipzig rezultuan të pasakta, me galaktikët që kalojnë më tej falë fitores minimale në transfertë.

Në Angli gjërat ishin më të lehta, për ekipin e strategut Pep Guardiola që sfidohej nga Kopenhagen. Britanikët vulosën fitoren që në pjesën e parë, duke regjistruar rezultatin e të dyja sfidave në shifrat 6-2. Akanji, Alvarez dhe Haaland ishin shënuesit për Cityzens, ndërsa Elyounussi për danezët, të cilët i japin fund rrugëtimin në ligën e kampionëve. Javën e ardhshme luhen 4 sfida të tjera për të kompletuar skuadrat e fazës çerekfinale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026