Manjani: Si po tenton Edi Rama ta kontrollojë SPAK-un me Gaz Bardhin dhe Nokën
Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Ramës nuk i intereson funksionimi i parlamentit po qetësia politike, dhe për të shuar këto zhurma mund t’i ofrojë një marrëveshje opozitës.
Sipas Manjanit, një nga gjërat që mund të bëjë Rama është të kontrollojë SPAK me parlament përmes opozitës.
“Unë pres që ai (Rama) të takohet me Berishën, jo me Gaz Bardhin, është gjëja më normale në botë, do ndryshojë situata. Politika amerikane që e ndan me Saliun është deri në nëntor. Rama ka nisur një nevojë për të kontrolluar me parlament SPAK, po ku ka gjë më të bukur se ta kontrollosh SPAK përmes opozitës, që është e gjitha në SPAK. Fut Gaz Bardhin anëtar komisioni t’i shkojë t’i bëjë Altin Dumanit… mëngjes, drekë, darkë, bie fjala se, mund të fusë një tjetër, Flamur Nokën. Futet një deputet te komisioni që kontrollon SPAK, realisht i duhen vënë disa piketa atyre se kanë marrë kot”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në