Shtyhet seanca e Berishës, avokati: Procedura e rregullt, e vërteton akt ekspertimi

8 Mars 2024 | 11:07

Shtyhet seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Avokati Genc Gjokutaj në  një deklaratë për mediat është shprehur se nuk ka asnjë element kurruptiv te ish-kryeministri Berisha.

Ai sqaroi dhe argumentet kërkesën për revokimin e masës.

“Akt ekspertimi kontabël shpjegon të gjithë ecurinë e historisë së zotit Malltezi që në kundërshtim me c’kërkon prokuroria, gjithçka është shpjeguar. Akti është depozituar dhe i jep përgjigje cështjes së korrupsionit për zotin Malltezi dhe bashkëpunimit më tej me zotin Berisha. Çështje absurde, por ndonjëherë absurdi do më shumë kohë për t’u sqaruar.

Akti i ekspertimit vërteton që procedura ka qenë e rregullt, nuk ka pastrim të produktit të veprave penale”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete,...
18:30 | 23/06/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja vjen pak ditë pas...
17:56 | 23/06/2026