Sociologu: Gratë ndihen të pasigurta, 96% e krimeve në familje bëhet nga burra
Sociologu Gëzim Tushi tha në një intervistë për Euronews Albania, se në shoqërinë tonë janë gratë ato që vuajnë më tepër dhunën. Sipas tij 96% e krimeve në familje bëhet nga burrat, ndërsa gratë vijojnë të mbeten të pasigurta. Sociologu ngriti edhe problematikën e pagesës. Ai tha se në përputhje me punën që bëjnë gratë paguhen shumë pak.
“Është një turp social i vazhduar. Kemi kaq kohë që evidentohen statistikisht nivele të larta dhune ndaj grave, kjo lidhet me paragjykimin që ne kemi për trupin e gruas. Gjykimet dhe paragjykimet për gruan lidhen me seksualitetin e saj, me seksin dhe me gjininë. E para është biologjike e dyta është seksuale. Ne kemi meshkuj që kanë mentalitetin se gruaja është për të kënaqur burrin, ndaj ka edhe shumë raste përdhunimesh.
E dyta niveli i dhunës nuk është i lidhur vetëm me trupin e gruas, ne në shoqërinë shqiptare e kemi në nivele shumë të larta punën e papaguar të grave në shoqëri. Nuk u njihet grave asnjë prej 70% e punëve që gratë e vajzat bëjnë në shoqëri. Kjo është padrejtësi sociale.
Dhuna mbi gratë “është demokratizuar” është përhapur. Ndihen të pasigurta, niveli i kriminalitetit është në nivele shumë të larta”,-tha socilogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West