SNUS tjetër tendencë e adoleshentëve, Shuperka: Duhet ndaluar është për duhanpirësit

8 Mars 2024 | 18:58

Kurioziteti për të provuar gjithçka ju ofrohet , i ka çuar adoleshentët drejt një trendi të ri dhe ai është SNUS, një produkt me nikotinë sintetike. Eksperti për çështjet e duhanit dhe alkoolit Roland Shuperka thotë se SNUS është krijuar për duhanpirësit që duan të shkëputen nga varësia dhe totalisht i ndaluar për adoleshentet.

Por, kjo nuk po i ndal adoleshentët ndaj apeli i ekspertit shkon për instancat shtetërore.

Ajo çfarë i ka çuar të rinjtë drejt përdorimit të SNUS, janë modelet nga personazhe të famshëm.

I shqetësuar për situatën e duhanpirjes në Shqipëri, Shuperka thotë se dhe ligji nuk po gjen zbatim. Ai merr në shembull Kosovën, shtet I cili ka nisur hartimin e një ligjit të ri.

Pirja e duhanit nga adoleshentët është kthyer në një alarm për ekspertët e shëndetësisë Botërore.  Të dhënat e fundit flasin për shtim të fëmijëve 13-15 vjeç në radhët e duhanpirësve. Nisur nga kjo situatë OBSh e ka vendosur që në fokus të ditës botërore kundër duhanit në 31 maj të 2024,  në fokus të jetë frenimi i duhanpirjes tek adoleshentët. Në nivel global, 1 në 5 të rritur  janë duhanpirës, ndërsa objektiv është ulja e numrit të konsumatorëve deri në 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026