“Më përgjuan mua dhe vëllanë”, Dhuli: Policia e Himarës falsifikoi për Belerin

9 Mars 2024 | 13:39

Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit tha në një intervistë për Euronews Albania se provat për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, janë falsifikuar.

Ai tha se arrestimi i Belerit ka qenë e shkruar që në mëngjes nga Edi Rama dhe pritej që të ndodhte. Ai tha se si parti demokratike dhe si shtab elektoral e prisnin një veprim të tillë pasi të gjithë ishin vënë në përgjim, madje sipas tij në përgjim është vënë edhe vëllai i tij i cili nuk ka lidhje me politikën.

Dhuli tha se arrestimi nuk ka pasur si qëlklim të saj thjesht burgosjen e Fredi Belerit, por qëllimi kryesor ka qenë mbajtja e bashkisë së Himarës.

“Vendimi për Belerin ishte shkruar nga Edi Rama që në gjenezën e gjësë. Edhe vetë Beleri por edhe ne si shtab elektoral kemi qenë në dijeni. Ne nuk kishim ndonjë mekanizëm as ne si Parti Demokratike as koalicioni opozitar për t’u mbrojtur. Ata e sajuan dosjen si deshën.

Vendosën në përgjim të gjithë shtabin elektoral, madje në rastin tim vendosën edhe tim vëlla në përgjim i cili nuk ka lidhje me politikën dhe kur u desh të fotografonin veprimet operative, nuk shkuan në servis te Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku punon im vëlla, po fotografuan një person në rrugë dhe e falsifikuan.

Këto manipulime kanë pasur një qëllim, mbajtjen me dhunë të Belerit në burg, jo thjesht për Belerin si person, por sepse duhej mbajtur bashkia e Himarës me çdo mjet e me çdo arsye”,-tha Skerdjan Dhuli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026