“Donin të mbyllnin uzinën”-Artan Hoxha: Si u mor peng në Poliçan drejtori i Policisë
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kombinati i prodhimit të armatimit në Poliçan sot shërben vetëm për demontim, pasi sipas tij, linjat e prodhimit janë shkatërruar.
Komentet Hoxha i bëri në Euronews Albania, ku tha se në Poliçan është bërë edhe protesta e parë në Shqipëri kundër qeverisë së parë demokratike, për shkak se ata pretendonin të mbyllnin uzinën.
Ai tregoi se protesta ishte e dhunshme dhe u mbajt peng në atë kohë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Poliçani pas 90-ës është qyteti i parë në Shqipëri që ka bërë protestën e parë, më sakt ishte demonstratë se ka qenë shumë e dhunshme, ndaj qeverisë së parë demokratike. Pra zgjedhjet u bënë në mars, qeveria u formua në fillimin e prillit dhe në qershor u bë protesta, pasi u tentua që të mbyllej uzina e Poliçanit. Aty cilësohej si zonë super mbështetëse e majtë.
U tentua të bllokohej uzina dhe është marrë peng në atë kohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit aty. Janë mbajtur peng, janë ulur helikopterët dhe janë mbajtur helikopterët në tokë. U tentua të hyej me forca speciale. Ata vërtetë nuk kishin armë, por tornitorët e Poliçanit po t’u jepje disa tuba metalik, ta bënin armën në moment.
Ai si objekt është një objekt i fortifikuar dhe tunelet nëntokësore nuk kanë çeduar. Ai ka një të mirë se është afër me Kuçovën, që është baza tjetër. Problemi sot është se të gjitha linjat e prodhimit që ka pasur Poliçani janë shkatërruar. Sot Poliçani mund të bëjë vetëm demontim. Për shkak të keqqeverisjes. Janë kthyer në kompani që merren me prodhimin e peshkut”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta