“Fëmijët, mamaja dinë të përdorin armën” Çfarë zbuloi ekspertiza për vrasjen e Metës

11 Mars 2024 | 12:29

Ka marrë një tjetër rrjedhë hetimi në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Këtë të hënë në policinë e Durrësit kanë ardhur rezultatet e analizave nga laboratori i kriminalistikës, përsa i përket shenjave të gishtërinjve, të gjetura në armën e zjarrit me të cilën u qëllua 50-vjeçari.

Në pistoletë ekspertët kanë gjetur gjurmët e djalit të vogël të familjes, Amarildo Metës, i cili deri më tani ishte përjashtuar nga hetimet si autor i vrasjes.

Shenjat e gishtërinjve janë gjetur në dorezën e pistoletës, ndërsa më herët ai kishte deklaruar se nuk ndodhej në banesë, në momentin kur u vra babai.

Prokuroria madje e ngarkoi vetëm me veprën penale të “Fshehjes dhe asgjesimit të kufomës”.

Vetëm 2 ditë më parë, prokuroria e Durrësit ka kryer edhe një eksperiment hetimor.

Të tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta si dhe bashkëshortja e të ndjerit, Blerina, janë dërguar në një poligon për të bërë qitje me armë.

Ky eksperiment hetimor është ndërmarrë për të përcaktuar, se cili prej tyre qëlloi me 4 plumba në drejtim të Pëllumb Metës, për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake.

Nga eksperimenti ka rezultuar, se Hygerta Meta ka qenë në gjendje të mbushë armën, por nuk ka arritur të qëllojë në shenjë, ndërsa Hysen Meta, për të cilin grupi hetimor beson se është ekzekutori, ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armë.

Eksperimentin e kanë bërë dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta të cilët kanë thënë se s’kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë.

Prokuroria dhe policia e Durrësit thonë se vijojnë hetimet, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua në Shënvlash më 10 shkurt, por u zbulua disa ditë më pas, pasi fëmijët denoncuan në polici, se i ati i tyre ishte zhdukur.

Pas vrasjes, ata së bashku me nënën e tyre e groposën trupin e 50-vjeçarit në kasollen pranë banesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026

Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile në Bazën Ajrore të Farkës, ku bëri...
13:02 | 27/07/2026

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026