Mbante të ngujuar familjen, lirohet ekonomisti: Shtrohet në spitalin psikiatrik
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg” me shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik për Jetnor Zhabolin.
Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve., ku mbajti të ngujuar familjen.
Zhabloi u arrestua pas denoncimit të fqinjëve për heqjen e paligjshme të lirisë së familjarëve të tij, përfshirë bashkëshorten. Fëmijët e mitur dhe nënën e tij.
Zhaboli, me profesion ekonomist, kishte arritur deri aty sa kishte instaluar kamera edhe brenda banesës, në tualet e në dhomën e gjumit dhe i monitoronte nga telefoni kur nuk ishte në banesë.
Gjithashtu ai kishte montuar bllokues valësh në banesë në mënyrë që familjarët e tij të mos komunikonin me askënd tjetër nga jashtë.
Bashkëshortja e tij ka tentuar të kryente vetëvrasje. Uniformat blu të kryeqytetit në banesën e tyre gjetën dy letra ku kjo e fundit ka shkruar për familjen e saj duke iu dhënë lamtumirën dhe ku iu kërkonte falje.
Përveçse i mbante të mbyllura në banesë, 35-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell