Seria A| Milani parakalon Juventusin, Interi 16 pikë nga vendi i dytë
Gara në kampionatin Italian duket se do të vijojë vetëm për zonën Champions ,aty ku disa skuadra rivalizojnë njëra-tjetrën, teksa sa i përket kreut janë zikaltrit që thuajse kanë mbyllur gjithçka. Në fundjavë, ku tashmë janë luajtur plot 28 ndeshje, Milani parakaloi Juventusin në tabelën e klasifikimit, me bardhezinjtë të cilët regjistruan një tjetër ndeshje pa fitore.
Skuadra e Maksimiliano Allegrit u ndal nga Atalanta në shtëpi, edhe pse për një çast riktheu gjithçka në favor të saj. Bergamaskët e nisën mirë ndeshjen pas një goli të Koopmeiners në minutën e 35’, por në pjesën e dytë Cambiasso e Milik përmbysën rezultatin. Në vijim Atalanta u shfaq rrezikshëm, ndërsa riktheu ekuilibrat sërish me 26-vjecarin holandez Koopmeiners, për të rrëmbyer një pikë me shumë vlerë në Torino.
Më herët ishte Milani ai i cili u ngjit në vendin e dytë në tabelë, pas fitores minimale me Empolin, pas një goli të shënuar nga Pulisic. Amerikani u shërbye nga Okafor, ku edhe pse nuk goditi mirë, e ndali sferën në rrjetë. Aq mjaftoi që ekipi i Piolit të merrtë 3 pikë, për ti rrëmbyer pozitat Juventusit. Në mbrëmje ishte radha e Romës për tu ndalur pas 3 fitoreve radhazi, teksa barazoi me Fiorentinën 2-2.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje