Sezoni turistik në Pogradec/ Riten rezervimet, probleme me gjetjen e punëtorëve

11 Mars 2024 | 17:03

Bashkia e Pogradecit ka filluar përgatitjet për sezonin e ri turistik. Gjatë gjithë këtyre ditëve po punohet për pastrimin e vijës bregliqenore. Kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli ka bërë me dije se këtë vit do të ketë më shumë hapësirë për plazhet publike.

 “Pastrimi i plazhit ne qytet deri në Drilon, gjithashtu do të bëjmë edhe disa prishje urash në hyrje të qytetit të cilat kanë penguar zhvillimin e plazhit atje. Ne sivjet presim akoma më shumë turistë, ne kishim mbi 450 mijë të tillë dhe do marrim masat për të përballuar të gjithë fluksin që presim”,-tha Ilir Xhakolli, kryetari i bashkisë së Pogradecit.

Mimoza Shuli është një nga operatorët turistike të qytetit të Pogradecit. Në biznesin që ajo drejton rezervimet janë të shumta, madje edhe nga vende të largta si Meksika.

 “Ne kemi filluar të përgatitemi, me resaturimet dhe rritjen e cilësisë së shërbimit. Viti i kaluar ishte vit i suksesshëm, këtë vit presim fluks më të madh. Rezervimet kanë filluar dhe kemi nga vende që nuk kemi pasur më parë, kemi nga Meksika, Kanadaja, Amerika kemi klientë të përhershëm që vijnë, gjermanët ceket dhe polakët tashmë janë miqtë tanë pasi ata vijnë çdo vit në Pogradec”, Mimoza Shuli, operatore turistike.

Edhe këtë vit problem mbetet sigurimi i burimeve njerëzore, edhe në rrethana kur pagat ndaj punonjësve të shërbimit janë të konsiderueshme.

 “Kemi problem me burimet njerëzore është problem shumë i madh, sot nuk flasim për punonjës të kualifikuar por po flitet se nuk ka punonjës. Kjo nuk ka të bëjë më rogën pasi kushtet tashmë nuk i vendos punëdhënësi por punëmarrësi, ne i marrim i intervistojmë, testojmë dhe i pyesim çfarë kushtesh kanë”,-tha Mimoza Shuli, operatore turistike.

Një vit më parë Pogradeci ka pritur më shumë se 440.000 turistë vendas e të huaj ndërkohë që sipas operatorëve turistik rezervimet për këtë vit janë shumë herë më të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn

Ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër ka hyrë tashmë në historinë e futbollit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për rrjedhën dhe historitë që solli në fushë....
14:36 | 16/06/2026

SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë

SpaceX po thellon hyrjen në fushën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, duke arritur një blerje prej 60...
14:29 | 16/06/2026

U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më...
13:31 | 16/06/2026