Spahiu: Berisha dhe Rama kundër votës emigrantëve sepse nuk i voton askush

11 Mars 2024 | 18:23

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Ramës dhe Berishës nuk u intereson që shqiptarët në emigracion të votojnë në Shqipëri.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania ai tha se 2 millionë shqiptarë që kanë braktisur vendin e kanë bërë pikërisht për shkak të politikës së ndjekur nga kryeministri Rama dhe kreu i “Rithemelimit” Sali Berisha, ndaj duke e ditur këtë, këto dy figura të politikës janë përgjegjës për shkeljen e kushtetutës në lidhje me votën e emigrantëve.

“Të treja subjektet nuk kanë asnjë interes që vota e diasporës të përfshihet. Kjo dihet fare mirë.  Është detyrim kushtetues dhe ka qenë gjithmonë i tillë. Tani ka pasur një detyrim nga gjykata kushtetuese. Ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e detyron kuvendin e Shqipërisë të krijojë një paketë ligjore, një kuadër ligjor për votën e emigrantëve.

Kuvendi e shpërfill këtë dhe thotë se kuadri ligjor ekziston dhe KQZ-ja duhet ta aplikojë. KQZ-ja thotë se nuk mund ta aplikojë pa shtesa në ligj nga Kuvendi. Është një lloj ping-pongu për të kaluar përgjegjësinë sa te njëra te tjetra.

Një gjë është e sigurt që pas një viti diaspora nuk do votojë. Dihet qartë që në emigracion Ramën dhe Berishën nuk e votojnë, 2 milionë shqiptarë e kanë braktisur Shqipërinë prej Ramës dhe prej Berishës”,-tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026