Argita Malltezi në konferencë: Dosja “Partizani” ka si qëllim goditjen e opozitës

12 Mars 2024 | 12:56

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka mbajtur këtë të martë një konferencë për media, ku foli në lidhje me hetimet e kryera mbi çështjen “Partizani”.

Malltezi në fjalën e saj deklaroi se babai dhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, ndodhen nën masën e sigurisë Arrest në shtëpi, pa asnjë provë dhe fakt.

Ajo e cilësoi hetimin e kryer si një goditje politike ndaj liderit të opozitës.

Malltezi tha se nën hetim duhet të ishte ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili sipas saj ka bërë kallëzim të rremë për dosjen “Partizani”.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja “Partizani”.

Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që  masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit.

Cështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta.

Ky është një kallëzim i rreme dhe Balla duhet të ishte para bankës së akuzuarve

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzur dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, tha Malltezi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026