Dhuna nis nga familja, 41 raste të abuzimit seksual tek “Alo 116-111” në 5 vite
41 raste të dhunës dhe abuzimit seksual ndaj fëmijëve janë raportuar në 5 vite në linjën kombëtare të telefonit për fëmijë Alo 116-111. Drejtoresha e këtij institucioni Belioza Çoku thotë se situata është alarmantë pasi fëmijët kanë raportuar se 17 raste kjo dhunë ka ndodhur në familje.
“Faktet tregojnë se është rritur niveli i agresivitetit, është rritur niveli i bulizmit, është rritur niveli i konflikteve brenda shkollës familjes dhe komunitetit. Përsa i përket abuzimit seksual shifrat thonë që fëmijët deklarojnë që abuzimi seksual dhe abuzimi dhe dhuna fillimisht janë në familje pastaj vinte me 34% komuniteti dhe pastaj shkolla,”-tha Belioza Çoku, drejtore ekzekutive te Alo 116-111.
Mbi 800 mijë telefonat për shqetësime të ndryshme janë marrë nga Alo 116 në 14 vite, shumica e telefonuesve janë fëmijë të grupmoshës 13-15 vjeç. Djemtë janë më të shumtë në numër, por vajzat janë ato që raportojnë mbi shqetësime reale.
“Djemtë raportojnë më shumë përsa i përket abuzimit me susbstanca narkotike apo varësinë nga bixhozi, kërkojnë më shumë informacion për marrëdhënie ndërpersonale apo çështjet seksuale, por janë vajzat që raportojnë shqetësime reale, sa i përket marrëdhënieve të dhunës brenda në shkollë, të marrëdhënieve në familje të marrëdhënieve të shëndetit, ndërsa djemtë anojnë nga kjo pjesa tjetër nga siguria në internet dhe siguria në celular”,-tha Belioza Çoku.
Tre kategoritë më shqetësuese të problematikave që kanë raportuar vajzat, janë abuzimi, dhuna dhe bullizmi mes fëmijëve dhe adoleshentëve; shfrytëzimi për arsye përfitimi si dhe çështjet e marrëdhënieve familjare me mbi 5,589 raste vlerësimi dhe referimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik