Shorti i kupës së Shqipërisë| Vllaznia përballet Egnatian, Kukësi sfidon Tiranën

12 Mars 2024 | 16:53

Dy ekipet të cilat kryesojnë superligën shqiptare do të përballen sërish me njëra-tjetrën këtë herë në kupë.

Bëhet fjalë për Egnatian dhe Vllazninë, të cilat janë shortuar përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinalen e kupës. Në anën tjetër, Kukësi pas kualifikimit në sfidën me Partizanin, do të përballet me një tjetër ekip kryeqytetas si Tirana.

Këtë të martë shorti është mbajtur në ambientet e FSHF ku të pranishëm ishin përfaqësues të 4 ekipeve si dhe drejtori i departamentit të garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Drejtori sportiv i Vllanisë, Tefik Osmani ka pohuar se shkodranët nuk tremben, ndërsa kupa mbetet një synim këtë sezon.

“Vllaznia gjithmonë ka qenë për të dy trofetë, që kur është krijuar klubi. Unë për veten time se kam përmendur asnjëherë fjalën titull, euforia ka kohë që tek ne është me këmbë në tokë sepse kemi dhënë në çdo ndeshje maksimumin do të vazhdojmë të qëndrojmë kështu por nuk kemi siguruar asgjë”, tha Tefik Osmani, drejtor sportiv i Vllaznisë.

Shefi i mediave tek rrogozhinasit vlerësoi shortin.

“Ky short, një ndeshje që do rrisë cilësinë, tregon qëndrueshmërinë e Superligës. Ne nuk ka tremb askush, kupa mbetet objektiv”, tha Xhevdet Zekaj, drejtor i mediave, Egnatia.

Ndeshjet e para do të luhen më 3 prill, ndërsa ato të kthimit më 24 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026