Marrëveshja me opozitën, Delegacioni i BE: Parlamenti që funksionon mirë, thelbësor
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me dakordësinë e arritur ditën e sotme mes PS dhe Rithemelimit për kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Delegacionit të BE thuhet se ata e kanë mirëpritur lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Sipas tyre, një Parlament që funksionon mirë, është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.