Çfarë fitoi opozita nga pakti me Ramën? Gazetari: Ja kërkesat që do përmbushen
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth marrëveshjes që u arrit mes opozitës dhe mazhorancës.
Sipas gazetarit Hoxha, me këtë marrëveshje opozita ka tre arritje kryesore, njëra prej të cilave mbetet e cunguar. Këtu bëhet fjalë për komisionet hetimore, dhe sipas Hoxhës, kjo mbetet e cunguar pasi nga 8 kërkesa për komisione që ka bërë opozita vetëm dy janë miratuar.
“ka tre arritje për opozitën. E para është konfirmimi i faktit të njohur deri në këto momente që përballë Edi Ramës është Sali Berisha dhe Partia Demokratike e “Rithemelmit”. Me këtë marrëveshje Partia Socialiste ka pranuar që përballë ka demokratët e drejtuar nga Sal Berisha të drejtuar në parlament nga Gazment Bardhi.
Arritja e dytë është plotësimi i kërkesave për reformën zgjedhore, është shumë e rëndësishme, pasi me reformën zgjedhore përcaktohen rregullat e lojës për zgjedhjet e ardhshme.
Deri në datën 21 është mandati i këtij komisioni, kështu që në kushtet kur nuk pritet që të ketë ndonjë rezultat pozitiv, apo ndryshim të madh, apo plotësim i atyre kërkesave që ka shpalosur Lulzim Basha bashkë me partinë demokratike zyrtare, gjasat janë që ai ligj zgjedhor që ne do shkojmë në 2025 do të jetë produkt i nënkomisionit për të cilin është rënë dakord sot në konferencën e kryetarëve.
Arritja e tretë është për komisionet hetimore, por kjo është një “arritje gjysmake”. Opozita ka bërë diku te 8 kërkesa për ngritje komisione hetimore, por nga gjithë këto janë miratuar vetëm 2 komisione.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet