Shqiptari në Azi: Këtu në Bhutan nuk pihet cigare, quhet gjë e “ulët”
Elton Çaushi, operator turistik ishte i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me Bhutanin, i cilësuar si vendi më i lumtur në botë.
Ai tha se në këtë vend nuk lejohet cigarja dhe të shesësh cigare është njëlloj si të shesësh lëndë narkotike.
Mes tjerash nënvizoi se 70% e territorit atje është e mbuluar me pyje.
“Ne jemi me një guidë me vete. Këtu cigarja është e ndaluar. Nëse kapesh duke shitur cigare, konsiderohesh si çdo lloj shitësi i substancave ilegale. Është një mundim i madh. Një gjë që përpiqem të marrë me vete nga Bhutani është që ta lë cigaren.
Do jetë e lumtur ime më që ta dëgjoj këtë. Njerëzit të shohin sikur po bën diçka të ulët. Këtu është vendi ku 70% e territorit është e mbuluar me pyje”-tha ai.
Bhutan, i njohur edhe si “Zvicra e Azisë”, është një vend ku thuhet se do të zbuloni sekretet për lumturinë. Ky vend i vogël himalajan, i cili hapi dyert për të huajt në vitet 1970, është popullor në mbarë botën për historinë e tij të gjatë të izolimit të mrekullueshëm dhe reputacionit për të qenë vendi më i lumtur në botë. Përveç spiritualitetit pasurues dhe bindjeve të forta budiste, Butan është shtëpia e peizazheve dramatike, të lashta.
Bhutanezët besojnë se ruajtja e mjedisit është mënyra e jetesës. Gjithashtu, ruajtja e mjedisit është një nga shtyllat e indeksit të lumturisë së tyre. Përveç matematikës dhe shkencës, fëmijëve u mësohet mbrojtja e mjedisit dhe teknikat bazë të bujqësisë. Në Bhutan, besohet se t’u mësosh fëmijëve të jenë njerëz të mirë është po aq e rëndësishme sa të marrësh nota të mira. Imazhi ‘i pastër dhe i gjelbër’ i Bhutanit i shton bukurinë e tij të mrekullueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.