Kurti-ndërkombëtarëve: Heshtët për djegien e dyqanit të nënkryetares serbe

13 Mars 2024 | 13:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare të mërkurën për mungesë reagimi ndaj djegies së një dyqani të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, më 8 mars.

“Heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet edhe më shurdhuese; një heshtje e tillë është sa dekurajuese aq edhe inkurajuese”, tha Kurti.

Më 8 mars, Tomaniq tha për Radion Evropa e Lirë se dyqani i saj u dogj në orët e hershme të asaj dite. Dyshimet e para të Policisë janë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij, Kurti tha se rasti i djegies së dyqanit së Tomaniqit dhe takimi i ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq,me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, “nuk kanë ndodhur në vakum”.

“Dekurajuese për njërën palë, viktimën, inkurajuese për palën tjetër agresore, sepse sulmi ndaj nënkryetares Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njëjtë si pamjet e kriminelit, terroristit Millan Radoiçiq duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takim me ambasadorin serb në SHBA që nuk ndodhën në vakum”, shtoi ai.

Kurti beson se këto raste paraqesin “përpjekjen e vazhdueshme” të Serbisë në bashkëpunim aleaten e vet, Rusinë, për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit dhe se ato “janë edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë”.

Vetë Tomaniq, që është nënkryetare e komunës së Zveçanit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, e ka akuzuar Listën Serbe për djegien e pronës së saj, por partia më e madhe e serbëve të Kosovës i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si “insinuata dhe të rreme”.

Dy ditë pas incidentit, më 10 mars, u publikua në rrjetin social X një fotografi në të cilën shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriç, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Nuk dihet kur dhe ku janë takuar Gjuriq dhe Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Duke e komentuar rastin e fotografisë mes Gjuriçit dhe Radoiçiçit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për REL-in se ky i fundit “e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij” dhe se ai “është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”.

Pak ditë pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup serbësh të armatosur ndaj Pol icisë së Kosovës në veri, ku u vra një polic dhe tre sulmues – Radoiçiq e mori përgjegjësinë për të.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026