Ronaldo, rekord negativ në Arabi! Al Nassr eliminohet nga Champions

13 Mars 2024 | 16:35

Kalimi i tij në Arabinë Saudite solli një zhvillim ta madh në botën e futbollit. Bëhet fjalë për CR7, i cili muaj më parë iu bashkua ekipit të Al Nassr.

Portugezi është lojtari kryesor i kampionatit dhe ai me influencën më të lartë, duke bërë që pas tij një numër i madh futbollsitësh të braktisnin Europën. Në këtë aspekt Ronaldo e ka përmbushur misionin e tij, por në fushën e lojës nuk ka patur sukses.

Pak ditë më parë, skuadra e tij u eliminua nga Champions League e Azisë, duke regjistruar një tjetër dështim të klubit në pronësi të PIF. Prej mbërritjes së tij në Arabinë Saudite, CR7 ka humbur në total 6 trofe, ndërsa ka fituar vetëm Kupën e Unionit të Shoqatave Arabe të Futbollit këtë sezon.

Skuadra është në prag të një tjetër dështimi, në rast se humbet kampionatin, ku ndodhet 12 pikë pas kryesuesve të Al Hilal, e cila nuk njeh humbje gjatë këtij sezoni.

Në sezonin e shkuar, 38-vjecari humbi garën për kampionatin, kupën e mbretit dhe superkupën e Arabisë Saudite. Këtë sezon ka humbur superkupën e Riadit, Kupën sezonale si dhe Championsin e Azisë.

Në aspektin personal Ronaldo ka një tjetër arritje, si golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit me 22 gola dhe 9 asiste si askush tjetër, ndërsa ndiqet nga Mitrovic me 20 gola 5 asiste e më pas shoku i skuadrës Anderson Talisca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026