Bonot e privatizimit deri në 2027, propozohet shtyrje për vlefshmërinë

13 Mars 2024 | 17:19

Afati për përdorimin e bonove të privatizimit mund të shtyhet deri në fund të vitit 2027. Letrat me vlerë të hedhura në qarkullim që nga viti 1995 janë përdorur për privatizimin e objekteve shtetërore dhe legalizimin e banesave.

Afati për përdorimin e bonove të privatizimit mund të shtyhet deri në fund të vitit 2027. Edhe pse ai ka përfunduar në dhjetor 2023, në Kuvend është depozituar një kërkesë për ta zgjatur edhe 3 vite, pasi nevoja për përdorimin e tyre qëndron ende.

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga ministritë dhe pushteti lokal, nuk janë privatizuar ende. Shumë prej këtyre objekteve shtrihen në tokat e pronarëve të ligjshëm, të cilëve u është njohur, apo kthyer prona me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Sipas relaiconit të cuar në Kuvend, duke qenë se pronarët e trojeve kanë të drejtën e parablerjes së objekteve që ngrihen mbi to, kjo masë do t’i ndihmojë për të likuiduar një pjesë të vlerës së këtyre objekteve me bono privatizimi.

Gjithashtu, punonjësit e shoqërive aksionare mund t’i përdorin bonot dhe lekët e privatizimit për blerjen e aksioneve të këtyre shoqërive. Ndërkohë, një numër i konsiderucshëm objektesh janë në procesin e legalizimit, dhe bonot e privatizimit mund të përdoren edhe në këtë proces.

Shpërndarja e bonove të privatizimit nisi në vitin 1995 me qëllim privatizimin e pronave shtetërore, dhe deri më sot procesi ka kaluar përmes zvarritjesh dhe shtyrje me disa herë të vlefshmërisë së këtyre letrave me vlerë.

Të dhënat e fundit, që i përkasin vitit 2022, tregojnë se në tregun tonë janë emetuar 75 miliardë lekë bono privatizimi, nga të cilat publikut i janë shëprndarë 51.2 miliardë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026