Belshi “destinacion i gjelbër”-Qyteza e 85 liqeneve karstike në interes të turistëve
Qyteti i Belshit fitoi në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota.
Ky çmim i hap rrugën çertifikimit të qytezës si i pari destinacion i gjelbër në Shqipëri.
Turizmi në Belsh kryesisht është i fundjavës, por edhe në një ditë të zakonshme në zonë nuk mungojnë turistët. Ata vijnë nga i gjithë vendi. Mes tyre ka grupe të huajsh të cilët vlerësojnë maksimalisht bukuritë dhe natyrën.
“Njerëzit janë shumë dashamirës. Këtu më pëlqen shumë natyra. Mund të shikosh liqeninin dhe në të njëjtën kohë dhe malet. Kjo është diçka e bukur. Diçka interesante janë kabinat që janë ndërtuar këtu. Pse jo dhe sportet që mund të zhvillosh këtu pranë. Me shumë kënaqësi do të rikthehesha sërish këtu por në stinën e verës. Unë jam nga Filipinet”, tha një turiste.
“Është hera e parë që ne vijmë në Shqipëri dhe jemi shumë të interesuar të vizitojmë bukuritë e vendit tuaj. Këtu na duket gjithçka shumë e bukur. Impresionet e para për këtë vend janë të mrekullueshme. Është vend i hapur, natyra është shumë e bukur. Pse jo mund tua sugjeroj turistëve të tjerë ta vizitojnë”, tha një turist.
I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari, i cili ka nisur të zbulohet vetëm vitet e fundit. Zona po shkon drejt zhvillimit të agroturizmit, ndërsa pikë e fortë sipas atyre që i kanë dhënë jetë këtij sektori është ushqimi bio, mikpritja dhe çmimet e lira.
“Në zonën tonë është viti i 5-të, që vazhdojmë, dhe mesazhet që turistet lënë është ushqimi tradicional i pastër bio, natyra, qetësia, ajri i pastër edhe mikpritja, tradita shqiptare. Viti që shkoi ka qenë shumë i mirë dhe ka pas turistë nga e gjithë Evropa mund të them, Gjerman, Hollandez, Spanjoll dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, tha Sokol Kasa, sipërmarrës në agroturizëm.
Vlerësimi në panairin ndërkombëtar ku morën pjesë shtete të ndryshme të cilat e kanë mjaft të zhvilluar industrinë e Turizmit e vendos pushtetin lokal përballë një përgjegjësie të shtuar.
“Çmimi në fakt nuk ishte për kryetarin e bashkisë por për Belshin dhe zonën e Dumresë, që vitet e fundit ka dalë në dritë dhe është bërë një pikë e rëndësishme e turizmit shqiptar. 01:18 Belshi ofron agroturizëm dhe ne do të vazhdojmë ne këtë rruge për të rivitalizu liqenet e shumta të zonës së Dumresë duke i lidhur në rradhë të parë me një shteg turistik pët biçikleta por jo vetem, por edhe duke nxitur investitorë të huaj dhe vendas që në çdo liqen të krijojë një fabul, një aktivitet që të jenë ndryshe nga njëri tjetri, për të bërë të frekuentueshëm të gjithë zonën”, tha Arif Tafani, kryetar i Bashkisë së Belshit.
Vitin e shkuar Belshi u vizitua nga rreth 200 mijë turistë të huaj dhe vendas. Ata joshen jo vetëm nga bukuritë natyrore që Belshi zotëron, por edhe nga trashëgimia e pasur historike dhe kulturore. Kujtojmë se në zonë ndodhet Kalaja e Gradishtës dhe në Seferan statuja e Perëndeshës Afërditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi