Kryeministri Rama: Administrata shtetërore pushim edhe në 15 mars
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar me anë të një postimi në platformën “X”, (twitter i dikurshëm) se administratës këtë vit do i shtohet edhe një ditë tjetër pushimi. Bëhet fjalë për ditën e 15 marsit, një ditë pas Ditës së Verës.
Kjo ditë sipas njoftimit të këshillit të ministrave do të zëvendësohet me një ditë tjetër brenda 6 mujorit të parë të vitit.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”,-shkruan kryeministri Rama.
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍 pic.twitter.com/8ObMCxlaLS
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024
LEXONI GJITHASHTU:
- Nesër “Dita e Verës”, Elbasani dhe Tirana, epiqendra të festimeve
- Festohet në Korçë Dita e Verës, besimtarët ruajnë traditat e zjarreve e veroreve
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)