Kush fitoi nga negociatat PS- Rithemelim? Ja si përgjigjet Kadilli

14 Mars 2024 | 19:31

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se nga “pakti” PS-Rithemelim nuk ka asnjë fitore.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania Kadilli tha se opozita do kishte fitore nëse do kishte ndryshime në komisionin zgjedhor.

Ai ka komentuar edhe Lulzim Bashën dhe deputetët të cilët e përkrahin atë duke thënë se ata janë të vendosur të mos bëjnë asgjë, por të presin “t’u bjerë fitorja nga qielli”.

“Nuk ka ndodhur ndonjë fitore sepse zoti Gazment Bardhi ka qenë përfaqësues në tryezë gjithmonë, e vetmja fitore do jetë nëse ndryshon diçka në komisionin zgjedhor, por dhe atje nuk ka një komision. Sa i përket Bashës ai ka zgjedhur me vetëdije, madje edhe ata që e mbështesin e mbështesin me vetëdije se nuk do të bëjnë asgjë, do presin t’u bjerë nga qielli”,-tha Kadilli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026