“Të gjithë i detyroheni opozitës”, Balliu: Kemi bërë denoncime të rëndësishme…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se të gjithë i detyrohen nga pak opozitës, pasi ka qenë e vetmja sipas tij që ka folur për korrupsionin dhe organizatat kriminale në vend.
Ai tha se opozita është gjatë gjithë kohës aktive duke bërë fushatën e saj dhe denoncime për të cilët shumë paguhen sipas tij që të mos i bëjnë.
“Opozita është në terren dhe ç’është e vërteta kësaj opozitë të gjithë këtu i detyrohen një ditë. Se që kur thoshte avionët me drogë e deri te inceneratorët sot i është vërtetuar çdo kauzë dhe çdo akuzë ndaj çdo grupi të strukturuar jo vetëm kriminelësh po edhe njerëz të cilët e kanë dhunuar dhe përdhunuar këtë shtet qoftë në bujqësi, qoftë në shëndetësi dhe kudo.
A e dini ju se i gjithë tregu i shportës ushqimore në Shqipëri kontrollohet nga Serbia. Ne jemi në fushatë gjithë ditën, ne bëjmë denoncime, ky denoncim që po bëj unë është shumë i rëndë. Të tjerët marrin lekë për të mos folur, ne flasim”,-tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal