Gazetarja: Fola me vëllanë e boksierit Nimani, sherri me kurdët nisi para 3 vitesh
Boksieri shqiptar Besar Nimani mbeti i vrarë pak ditë më parë në Bielefeld të Gjermanisë. Nimani është qëlluar në rrugë teksa ishte duke dalë nga një restorant.
Dy autorët, e identifikuar si Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt janë shpallur në kërkim.
Sipas mediave gjermane Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po i kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33-vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani.
Gazetarja Migena Zylali në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke thënë se ka bërë një bisedë telefonike me të vëllanë e Besar Nimanit.
Ajo bëri me dije se sherri mes boksierit dhe dy kushërinjve kurdë, kishte nisur vite më parë, ku këto të fundit i kishin kërkuar Nimanit që të shisnin drogë në kioskën e tij.
“Kam folur në telefon me të vëllanë e boksierit. Ky sherr kishte nisur para tre vitesh ku Besar Limani ka pasur një kioskë të tijën afër një shkollë. Dy kurdët, q janë kushërinj, iu lutën Besarit që të shisnin lëndë narkotike në kioskën e tij, po Besari nuk ishte absolutisht dakord për këtë gjë dhe aty nisi sherri.
Më parë kishte konflikt fizik mes tyre. Ai më tha që kanë shkuar në polici kanë bërë denoncim por që policia gjermane i është përgjigjur se nuk kanë prova dh fakte për këtë gjë. Njëri nga kurdët kishte 4 vëllezërit në burg. Familjen e kanë problematike por megjithatë nuk është marrë asnjë masë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi