“Qeveri teknike para zgjedhjeve”- Boçi: Ndërkombëtarët janë dakord, e kemi diskutuar

14 Mars 2024 | 21:07

Nënkryetari i “Rithemelimit” dhe ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, është shprehur se opozita ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike, që do të kujdeset për zgjedhjet e vitit 2025.

Komentet Boçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo çështje është diskutuar edhe me faktorin ndërkombëtar dhe sipas tij, ka edhe një dakordësi nga ana e tyre se kjo gjë duhet realizuar.

Boçi tha se vetëm në këtë formë mund të ketë garanci fillestare të votës së shqiptarëve, shoqëruar më pas edhe me ndërhyrjet dhe adresimet e tjera.

“Tani po hyjmë në detaje teknike, për të cilat nuk jam kompetenti për këtë gjë. Ka rëndësi që diskutohet në PD që Rama të ikë njëherë e mirë. Të realizohet qeveria teknike dhe rruga e realizimit përmes Parlamentit, apo qeveri teknike e marrëveshjes politike, forma bipartizane, nuk ka rëndësi fare. E rëndësishme është që të kemi një qeveri teknike që është përgjegjëse për procesin zgjedhor.

Ideja e qeverisë teknike është e biseduar me ndërkombëtarët dhe ka një dakordësi nga ana e tyre që duhet realizuar, sepse vetëm në këtë lloj forme mund të ketë një garanci fillestare të votës së shqiptarëve, më pas shoqëruar edhe me ndërhyrjet e tjera, adresimet e të gjitha vërejtjeve që ka dhënë OSBE-ODIHR, por edhe me pasurimin e masave penalizuese, me qëllim për të ruajtur drejtësinë e votës. Ajo që gjithmonë mungon, por edhe që ekziston gjithmonë në politikë është koha.

Kur jemi pak më shumë se 1 vit para zgjedhjeve, besoj se koha është e mjaftueshme, gongu i ndryshimeve bie 6 muaj para zgjedhjeve. Janë 6 muaj të artë, ku mund të bëhen këto ndryshime. Sinjalet nga PS për qeveri teknike gjithmonë janë të zbehta, është një parti hermetike dhe nuk ka zëra që mund të transmetojnë ide. I vetmi zë që artikulon vendimet është zëri i kryeministrit”, tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026