Spahiu: Ervin Salianji mund jetë kryetar i opozitës i pranueshëm për të gjitha palët

15 Mars 2024 | 14:04

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë që ka dhënë për Euronews Albania, foli në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Spahiu theksoi se po bëhet një rifreskim i marrëveshjes mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe Sali Berisha, që u bë tre ditë para shpërthimit të Gërdecit, 16 vite më parë.

Sipas tij, Rama do e mbështesë sërish Berishën për shkak të interesave të tij.

“Bardhi është nënkryetari i grupimit të Sali Berishës, do të thotë se është përfaqësuesi i zërit të Berishës. Marrëveshja Berisha-Rama është një freskim i kontratës  së tyre historike të bërë 16 vite më parë, 3 ditë para Gërdecit. Çuditërisht dita e sotme përkon me 16 vjetorin e Gërdecit.

Edi Rama përfitoi nga kjo marrëveshje dhe i garantuan njëri-tjetrin mos të preken nga drejtësia, të mos pengojnë në bizneset e tyre, të mos lejojnë aktorë të tjerë politikë, të krijojnë imunitet dhe ndaj ndërkombëtare. Kjo marrëveshje kishte nevojë për rifreskim për shkak se u futën faktorë të fuqishëm. Të gjithë premisat janë që Rama e legjitimoi, e riktheu në politikë sepse i intereson të ketë një kundërshtar si Berisha.  Berisha duke qenë se ka të gjithë planetin kundër, i vetmi që mund ta mbështesë është Edi Rama”-tha Spahiu.

Mes tjerash ky i fundit theksoi se Ervin Salianji është një nga personalitetet më të fora të opozitës.

“Ervin Salianji është një nga personalitetet më të forta të opozitës. Unë kam pasur pritshmëritë që Salianji të ishte një ndër liderët e ardhshëm të opozitës apo PD-së. Ndjej keqardhje që figura të tjera po mbivendoset pa kontribute dhe pa njëlloj perspektive vetëm se ka një xhelozi të fortë ndaj Salianjit”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024