Vota e emigrantëve| Celibashi: Pse nuk mund të aplikohet, e konfirmoi “Kushtetuesja”

15 Mars 2024 | 21:30

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka treguar se momentalisht me dispozitat aktuale të kodit zgjedhor, është e pamundur të mundësohet vota e emigrantëve.

Komentet Celibashi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se kjo u konfirmua edhe nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha gjithashtu se partitë politike dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të punojnë më shumë për ta bërë të mundur votën e emigrantëve.

“Ndoshta është mirë të themi se ne jo se nuk e lejojmë votimin nga jashtë, por nuk e aplikojmë. S’do them ndonjë gjë më shumë, me këtë çështje ne kemi adresuar ndryshimet e ligjit zgjedhor në vitin 2020. Të paktën kemi tentuar për ta bërë këtë gjë në mënyrë serioze.

Kemi angazhuar disa dispozita të kodit zgjedhor lidhur me këtë çështje, por tashmë konfirmuar edhe nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kemi kuptuar që ato dispozita të kodit zgjedhor nuk janë të mjaftueshme për ta mundësuar realisht votimin nga jashtë.

Do të duhet të punojmë akomë, më së pari, partitë politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ta bërë të mundur në zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025