Gjermania kritika SHBA: E padrejtë që Kosovës t’i vihen kushte të reja për në KiE
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka dalë kundër deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili deklaroi se Kosovës i kanë mbetur ende dy kushte për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Roth ka kritikuar SHBA-të, duke thënë se po i vendos kushte të reja Kosovës për anëtarësimin në KiE.
Reagimin, ish-ministri i Jashtëm gjerman e bëri përmes një postimi në platformën X ku kërkoi që qasja e pabalancuar ndaj Kosovës duhet të përfundojë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që SHBA vendos ekstra kushte për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar nga SHBA-ja drejt Kosovës duhet të përfundojë. S’është aspak e drejtë, është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare duhet të vendosin– jo SHBA”, ka shkruar Roth, teksa rishpërndau një postim të kolegut të tij të Bundestagut, Frank Schwabe.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zbuloi në një intervistë për REL dy kushtet që i kanë mbetur Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur