500 mijë të moshuar, Ylli: Ka nevojë për kujdes të integruar. Nuk mjafton mjeku

18 Mars 2024 | 16:19

Plakja e popullsisë po reflektohet në shërbimet shëndetësore. Vetëm në një vit, 70 mijë shtrime dhe 2,4 milion vizita nga mjeku i familjes janë ofruar vetëm për të moshuarit.

Për ekspertët e geriatrisë nevojat e të moshuarve janë të shumëanshme, dhe kujdesi shëndetësor është vetëm një hallkë, që është adaptuar por ka ende punë për të bërë.

Por për ekspertin e geriatrisë, nevojat e të moshuarve janë përtej, kujdesit shëndetësor.

Qendrat rezidenciale për të moshuarit, nuk janë zgjidhje në një kohë kur numri i të moshuarve vijon të rritet ndjeshëm.

Në Shqipëri janë mbi 500 mijë të sëmurë kronik shumicë e të cilëve janë të moshuar, kjo nxjerr në pah nevojën e shërbimeve të reja për të moshuarit.

Prej më shumë se një vit në kryeqytet ka nisur reformimi dhe kthimi i poliklinikave në qendra me kujdes të integruar, ku roli i koordinatorit do të duhet të jetë thelbësor në  përmirësimin e kujdesit ndaj të moshuarve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026