“Shënjestra e radhës e Putin” – Diplomati zbulon shtetin që mund të sulmohet
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Sokol Gjoka tha në një intervistë për Euronews Albania roli i federatës ruse në arenën ndërkombëtare ka rënë dhe kjo u duk edhe në numrin e vogël të liderëve që përshëndetën rizgjedhjen e Putin si president i Rusisë.
Sipas tij, me këtë bie edhe ndikimi i Rusisë në rajone të ndryshme. Gjoka u shpreh se nëse do ketë ndonjë provokim nga Perëndimi, politika ushtarake ruse do mundohet ta përhapë luftën në rajon për të përhapur destabilitetin.
“Si kalë beteje Putin do mbajë luftën në Ukrainë, por edhe kjo deri në moment të caktuar se zhvillimet në terren do përcaktojnë gjithçka. Nëse do ketë ndonjë reagim më ngacmues nga komuniteti ndërkombëtar ndaj federatës ruse, politika ushtarake ruse do mundohet ta përhapë luftën në rajon për të përhapur destabilitetin. Moldavia është disi më e rrezikuar, sidomos rajoni i Transnistrias por edhe aty komuniteti ndërkombëtar është shumë vigjilent për të mos lejuar nisjen e një konflikti të armatosur”, tha diplomati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet