Ish-diplomati britanik: Krahasimi i Putinit me Stalinin, fyes për ish-liderin e BRSS

18 Mars 2024 | 11:42

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi, Sir Andrew Wood, është shprehur se krahasimet mes presidentit aktual të Rusisë, Vladimir Putin dhe ish-udhëheqësit të Vashkimit Sovjetik, Stalinit, janë fyese për Stalinin.

Sipas mediave të huaja, komentet ai i bëri teksa është pyetur se çfarë mendimi kishte për komentet e Sekretarit të Mbrojtjes, Grant Shapps, i cili iu referua Putinit si një “Stalin i sotëm”. Sir Andrew tha se krahasimi ishte “më tepër fyes për Stalinin”.

“Stalini vepronte në një regjim të poshtër dhe gjakatar, por ishte një regjim me organizim”, tha ai.

“Mënyra se si Rusia tani qeveriset nga Putini nuk është një regjim në kuptimin që nuk është i organizuar në asnjë mënyrë, përveçse atje duhet të bëjnë atë që thotë Putini,” tha ai.

I pyetur se si e sheh Rusinë tani, Sir Andrew u përgjigj: “Me keqardhje”.

“Unë mendoj se Putin është një tradhtar i vendit të tij. Ai ka krijuar diçka që tani është e interesuar kryesisht për dhunë dhe gjak”.

“Është ‘lufta kundër luftës’, e cila është ajo që e qeveris atë. Kur ai flet për unitetin e popullit rus rreth tij dhe mirënjohjen e tij për këtë, ai thotë marrëzi.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026