6-vjeçari Cowboy: Unë kam 6 kuaj, shokët kanë vetëm mace dhe qen
Semi Brahaj, djali i ish-oficerit të RENEA-s, Shkëlzen Brahajt, ka treguar se ka 6 kuaj (të cilët posedon i ati i tij).
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku erdhi i veshur si Cowboy, Semi tha se shokët e tij kanë vetëm qenë e mace dhe nga kuajt kanë frikë.
Ai tha gjithashtu se kur del nga shkolla, merr shokët dhe shoqet e klasës që të shikojnë kuajt e tij.
“Ia kam vënë emrin kalit Spirit. Shikoj filmat me Osmanin kur luftojnë. Më pëlqejnë se ka kuaj. Më pëlqejnë kuajt se me ta jam rrit dhe jam mësuar tani me ta. Kali ka të veçantë se është i dashur edhe të ndihmon me dru e me karroca.
Më pëlqejnë kuajt ngjyrë kaf. Kam 6 kuaj. Shokët e mi kanë vetëm mace dhe qen. Kur ikim nga shkolla shokët dhe shoqet vijnë dhe i shohin kuajt. I kanë frikë ata kuajt, veç macet dhe qentë mbajnë. E përkëdhel”, tha Semi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)