Çmimet, Shqipëria barazon BE- në, inflacioni në zonën euro 2.8%
Çmimet në Europë janë stabilizuar këtë fillim vit, ku inflacioni mesatar ka zbritur në 2.8%. Në matjet e muajit shkurt, edhe Shqipëria ka regjistruar të njëjtin normë, në ndryshimin vjetor te të gjitha produkteve.
Në muajin shkurt çmimet në vend janë rritur me të njëjtin ritëm si në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportit të INSTAT, inflacioni i matur me metodën e Eurostat në muajin shkurt ishte 2.8%, po aq sa ishte edhe mesatarja e BE-së.
Në vendin tonë, gjatë muajit të kaluar, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar tek argëtimi e kultura me 6%, ndjekur nga mobiljet me 4.1%.
Ndërkohë, ushqimet, të cilat zënë edhe peshën më të madhe të shpenzimeve, janë shtrenjtuar 2.4%. Krahasuar me shkurtin e vitit 2023 i vetmi grup me rënie çmimesh ka qenë transporti me -1.2%.
Duke parë të gjithë shtetet e Unionit, inflacioni më i ulët është regjistruar në Danimarkë e Lituani, 0.6%, ndërsa më i larti në Kroaci dhe Rumani, përkatësisht 4.8 dhe 7.1%. Ndërkohë, në rajonin tonë, Serbia ka shënuar rritje vjetore të çmimeve në shkallën 5.7%, ndjekur nga Mali i Zi, 4.9% në Malin e Zi dhe Maqedonia e Veriut 3.9%.
Inflacioni në rajon
Shkurt 2024
- Serbia 5.7%
- Mali i Zi 4.9%
- Maqedonia e Veriut 3.9%
- Shqipëria 2.8%
- Bosnje Herzegovina 2.4%
- Kosova 2.2%
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve