Sazani bazë ushtarake e NATO? Ish-luftëtari i UÇK-së: Europa gati për luftë

19 Mars 2024 | 21:47

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Ish-luftëtari i UCK Dritan Goxhaj tha në emisioni Now në Euronews Albania se një mundësi shumë e mirë do të ishte që ishulli i Sazanit, duke qenë se vijon të jetë ende gjysmë bazë ushtarake, t’i jepet NATO-s për të kthyer në bazë të vetën.

Kjo, sipas tij nisur nga pozicioni strategjik i ishullit dhe situatës gjeopolitike në rajon pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Baza e Sazanit, duke parë zhvillimet gjeopolitike që po ndodhin, është gjysma e Evropës që thotë duam të bëjmë luftë me Rusinë. Sazani është kyçi dhe hyrja e Otrantos, futja në Otranto duhet të kalojë përmes Sazanit dhe Sazani mund të kthehet e gjitha në një bazë ushtarake. E kemi dëgjuar Ramën që thotë NATO do të marrë Pashalimanin, por ai është i pavlefshëm nëse Sazani nuk është bazë ushtarake, se Sazani është mbrojtja e Gjirit të Vlorës. Sazanin e kemi një ishull të papërdorur, pse mos t’ia ofrojmë NATO-s? Sazani ka vlerë shumë të rëndësishme ushtarake për NATO”, tha Goxhaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026