Lëvizja “Shqipëria bëhet” mbledh firma për ndryshimet në sistemin zgjedhor

20 Mars 2024 | 11:11

Lëvizja “Shqipëria bëhet” ka nisur mbledhjen e firmave për ndryshimin e kodit zgjedhor që do t’u mundësonte emigrantëve të drejtën e votës.

Në një dalje për mediat, nga Kryesia e Kuvendit, kreu i kësaj lëvizje, Adriatik Lapaj tha se ka nisur aksioni për mbledhjen e 20 mijë firmave, ndërsa shtoi se në vend duhet të ketë një sistem proporcional.

“Është çasti që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro hapjes së sistemit. Ose do të jemi për hapjen e sistemit, ose që të mbahen peng qytetarët; ose janë pro faktit që emigrantët të votojnë ose jo. Nuk ka rrugë të mesme. Duhet t’u japim të drejtë emigrantëve tanë që të votojnë. Ose me pengmarrësit, ose me qytetarët, s’ka rrugë të mesme”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026